“Shkuan në lokal të armatosur e më kallash”- Si ndodhi përplasja mes Sekiraqëve dhe Capave
Dy anëtarët e familjes së njohur si “Capat”, Korab dhe Premtim Gashi (tashmë i ndjerë), mbrëmjen e së dielës, me qëllim hakmarrje ndaj Salih Sekiraqës dhe djalit të tij, Sh.S, shkuan të armatosur në kafiterinë “From” në lagjen Aktash dhe gjuajtjen me breshëri plumbash në drejtim të tyre me qëllim të qerimit të hesapeve për një konflikt që kanë pasur më herët,.
Sipas dosjes së prokurorisë të siguruar nga Gazeta Insajderi, Korab Gashi dhe tani i ndjeri Premtim Gashi të maskuar të pajisur me armë zjarri, me qëllimin që të privojnë nga jeta tani të pandehurin Salih Sekiraqa djalin e tij të mitur SH, S dhe të pandehurin Faton Abazi, hyjnë në lokalin në Lokalin-kafiterinë “From” ku ka pasur dhe persona të tjerë brenda, dhe me breshëri nga armë të gjata gjuajnë në drejtim të pandehurit Salih Sekiraqa, djalit të tij të mitur SH, S dhe të pandehurit Faton Abazi.
“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 01.09.2024 rreth orës 22:04 në Lokalin-kafiterinë “From” dhe jashtë tij në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme dhe raporteve të përkeqësuara në mes të tani të pandehurve Korab Gashi dhe Salih Sekiraqa përkatësisht familjeve të të njëjtëve Gashi dhe Sekiraqa nga Prishtina, me qëllim të qerimit të hesapeve me tyre, fillimisht i pandehuri Korab Gashi dhe tani i ndjeri Premtim Gashi të maskuar të pajisur me armë zjarri pa leje në bashkëkryerje dhe me qëllimin që të privojnë nga jeta tani të pandehurin Salih Sekiraqa djalin e tij të mitur SH, S dhe të pandehurin Faton Abazi, hyjnë në lokalin në Lokalin-kafiterinë “From” ku ka pasur dhe persona të tjerë brenda, dhe me breshëri nga armë të gjata gjuajnë në drejtim të pandehurit Salih Sekiraqa, djalit të tij të mitur SH, S dhe të pandehurit Faton Abazi”, shkruan dosja.
Pas të shtënave me armë brenda lokalit, Korab dhe Premtim Gashi largohen nga vendi por pas tyre vrapon Salih Sekiraqa, Faton Abazi dhe Robert Llumnica duke vazhduar përleshjen në rrugën “Gazmend Zajmi”.
“..më pas i pandehuri Korab Gashi dhe tani i ndjeri Premtim Gashi, pasi veprojnë si në mënyrën e lartcekur fillojnë tërheqjen nga brenda lokalit-kafiterisë, në rrugën “Gazmend Zajmi” ku iu bashkohen dhe i pandehuri Valdrin Ademi dhe persona të tjerë të dyshuar të panjohur dhe vazhdojnë përleshjen me të pandehurit Salih Sekiraqa dhe Faton Abazi të cilëve u bashkohet dhe i pandehuri Robert Llumnica dhe persona të tjerë të panjohur, ç’rast të pandehurve Salih Sekiraqa dhe Faton Abazi dhe Robert Llumnica u shkaktojnë lëndime trupore për çka menjëherë pas arritjes së policisë në vendin e ngjarjes dërgohen për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë, ndërsa të pandehurit e panjohur dy prej tyre përmes përdorimit të mjetit motorik me katër rrota largohen në drejtim të pjesës së epërme të rrugës “Gazmend Zajmi”, dhe të tjerë largohen nga pjesa anësore e epërme e Lokalit -kafiterisë “From””, thuhet tuje në dosjen e prokurorisë.