Këta janë dy të arrestuarit për të shtënat me armë në Podujevë
Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmë në Podujevë, si pasojë e të cilave janë arrestuar dy persona.
Siç mëson Gazeta Sinjali personat e arrestuar që dyshohen për rastin janë: Sadat Ferati dhe Lorik Ferati.
Gazeta Sinjali raportoi se njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë nga një furgon, në rrugën “Zahir Pajaziti”, afër mobishop Lila.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë treguar se tek i dyshuari Sadat Ferati, Policia ka gjetur një armë të cilën e ka sekuestruar.
Policia është duke kryer hetimet e para, ndërsa me urdhër të Prokurorit, do të ndërmerren edhe veprimet e mëtutjeshme.