Mirlind Daku i bën dhuratë vetes një veturë luksoze të tipit ‘Lamborghini’

Sulmuesi gjilanas, Mirlind Daku, i ka bërë vetes një dhuratë super luksoze së fundmi.

Ylli i Rubin Kazan ka njoftuar ndjekësit se ka blerë një veturë të re të tipit Lamborghini, e cila kushton rreth 300 mijë euro.

Ai shihet i buzëqeshur teksa ka pozuar pranë makinës së re në një pompë derivatesh.

“Jeta është e mirë”, ka shkruar ai.

Në ndërkohë urimet nuk munguan në pjesën për komente nga miqtë e tifozët e tij.

Futbollisti i njohur këtë kohë ka thyer rekorde të njëpasnjëshme te Rubini.

Daku gjithashtu pritet të jetë në listën e Sylvinhos për ndeshjet e Shqipërisë në shtator ndaj Ukrainës dhe Gjerogjisë.

Lexo edhe:  Walker nga Reçaku: Hera e parë që po vij me bastun, por dua të vij sa herë të më jepet rasti