Një grua hidhet nga kati i dytë i shtëpisë në Gjakovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër është dërguar në emergjencë nga familjarët për shkak se e njëjta ka pësuar lëndime pasi dyshohet se ka kërcyer nga kati i dytë i shtëpisë.
Sipas mjekëve, viktima është jashtë rrezikut për jetë.
Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar disa dëshmi.
Me vendim të prokurorit i cili ka qenë në vendin e ngjarjes është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.
Rasti në fjalë u cilësua si “Shtytje në vetëvrasje, ose ndihmë në vetëvrasje”.