“E dërgoi te një parking, i ra shuplakë dhe kreu marrëdhënie me të”, detaje nga rasti 2 i dhunimit
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit E.N, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi.
Sinjali mëson se e mitura ka deklaruar se në pikë të ditës dy persona të maskuar e kanë rrëmbyer dhe e kanë dërguar me veturë në një vend të panjohur, ku sipas saj është keqtrajtuar seksualisht.
Prokuroria njofton se më 4 tetor 2022 në Gjakovë, i pandehuri E.N., me përdorim të forcës e detyron personin tjetër të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj, të dëmtuarën e cila është e mitur.
Sipas Prokurorisë pasi që paraprakisht kishin biseduar përmes rrjeteve sociale, takohen, dhe i pandehuri me automjetin e tij e merr të dëmtuarën dhe e dërgon tek një parking, fillon ta prek dhe ta puthë, e më pas e godet me shuplakë dhe me përdorim të forcës e pa pëlqimin e saj kryen marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën, derisa e njëjta arrin që të del nga automjeti dhe të paraqet rastin në polici.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 4 tetor 2022.