Vazhdon i nxehti: Ky është parashikimi i motit

Sot pritet të mbajë mot shumë i nxehtë veror. Parashihen rreze të shumta diellore, por edhe vranësira të shpeshta lokale kalimtare. Temperatura maksimale pritet deri në 32 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Rrallë në disa zona pritet ndonjë rrebesh lokal shiu me bubullimë dhe atë kryesisht në jug të Shqipërisë.

Moti i nxehtë do të vazhdojë edhe nga e marta e tutje, por do të shpeshtohen vranësirat dhe zhvillimet e tyre të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Zhvillime më të fuqishme priten në Shqipëri dhe Mal të Zi si dhe në viset kryesisht kodrinore-malore të Kosovë dhe Maqedonisë së Veriut. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë mjaft të larta./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Kuvendi i jep epilog vendosjes së çmimeve tavan të produkteve esenciale