“Vdes për ty”, dedikimi i veçantë i Lotina Hazirit për Mozzik

Rap-artisti i njohur, Mozzik, ka disa muaj që po shijon një romancë të re dashurie.

Bëhet fjalë për lidhjen e tij me prezantuesen Lotina Haziri, për të cilën tha në një intervistë se ka pasur simpati që moti.

Kjo marrëdhënie e tyre duket se ka kaluar në seriozitet pasi edhe janë njohur me familje.

Foto: Screenshot/Instagram

Çifti ka qenë në një dasmë së fundmi, ku kanë shkëlqyer me paraqitjen elegante.

Në fotografitë që ka ndarë reperi në Instagram, mori vëmendje të madhe komenti i Lotinës.

“Vdes për ty. Fjalët nuk mund ta thonë”, ka shkruar ajo.

Mozzik nga ana tjetër po vazhdon të shijojë sukseset e albumit të tij të fundit, ndonëse është shumë i angazhuar edhe me koncerte.

Lexo edhe:  Dafina Zeqiri lë të habitur rojën e sigurisë gjatë një koncerti – reagimi i tij është epik