Ushtari i KFOR-it dërgohet pa shenja jete në Spital, mjeku konstaton vdekjen e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prizren, ku një person është dërguar pa shenja jete sot në Spitalin e Prizrenit.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për një ushtar ukrainas, i cili u transportua në spital nga FSK-ja.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se viktima ka pësuar sulm kardiak, teksa vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në Emergjencë.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Lexo edhe:  Berisha publikon një foto me Rugovën, kujton takimin e parë me të