KFOR-i shton praninë, dy automjete të blinduara në urën e Ibrit
Pas aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës ku mbylli pesë objekte të komunave ilegale, KFOR-i ka shtuar praninë e tij në urën kryesore në Ibër.
Tashmë në urë shihen dy automjete të blinduara, përveç dy xhipave karabinierë të vendosur aty që janë gjatë gjithë kohës.
Veprimin e fundit të Qeverisë për mbylljen e pesë objekte të komunave ilegale serbe e kanë dënuar edhe ndërkombëtarët.
Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Jim O’Brien i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës Kurti që të konsultohen dhe të koordinohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndalojnë veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë.