Vushtrriasja Medina Rama në mesin e gjyqtarëve të dekretuar sot, do të shërbejë si gjyqtare në Mitrovicë
Juristja nga Vushtrria, Medina Rama, është dekretuar sot si gjyqtare nga Presidentja Vjosa Osmani, shkruan Jepi zë.
Rama do të shërbejë si gjyqtare në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.
Presidentja Osmani, me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka dekretuar sot 31 gjyqtarë me mandat fillestar, pothuajse gjysma prej tyre gra.
Në ceremoninë e betimit para Presidentes së Republikës, gjyqtarët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre”.
Presidentja Osmani ka potencuar se integriteti, pavarësia, paanshmëria dhe profesionalizmi i gjyqtarëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazi për të gjithë dhe besim qytetar. /Jepi zë