Zbulohet emri i 47-vjeçarit që e rrahu një person në restorantin ‘Urban’ në Drenas

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë. Kështu ndodhi të mërkurën në mbrëmje, në Drenas, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se përleshja ka ndodhur në restorantin ‘Urban’ në Drenas,  ku për motive akoma të panjohura, një person e ka sulmuar një tjetër me grushte e  shkop druri.

Si pasojë e lëndimeve trupore, viktima është dërguar në Emergjencën e qytetit për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar në shtëpinë e tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që u arrestua është Ylber Berisha, 47-vjeçar.

I dyshuari fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK e më pas është shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave, ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

Lexo edhe:  Largohet nga aparatura mjekësore 23-vjeçarja që u lëndua nga kulmi i Komunës, kjo është gjendja e saj