Arrestohet pas një jave i dyshuari që theri me thikë dy të miturit në qendër të Prishtinës
Një javë pas incidentit të rëndë që ndodhi në qendër të Prishtinës, ku dy të mitur u therën me thikë te rruga “Luan Haradinaj”, është arrestuar personi i dyshuar.
I njëjti arriti të arratisej natën kritike, ndërsa viktimat, një 10-vjeçar dhe një 15-vjeçar përfunduan në QKUK.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se Olt Berishën nga Vranjevci është arrestuar ditën e sotme në kryeqytet.
I njëjti është intervistuar dhe më pas ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Për motive akoma të panjohura, i dyshuari ka sulmuar me thikë dy viktimat, duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore.