Suspendohet nga puna edhe një punëtor i “Trepçës”

Largimet por edhe suspendimet e minatorëve nga Trepça po vazhdojnë pothuajse çdo ditë. Punëtori me iniciale Y.S është larguar përkohësisht nga puna në Trepçë me vendim të kryeshefit ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje publike, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, i njëjti thuhet se ka bërë shkelje të detyrave të punës.

“Njoftim Me datën 28.8.2024 z. Y.S. është larguar përkohësisht nga puna me vendim të u.d. Kryeshefit Ekzekutiv me nr.prot:4727 të datës 28.8.2024. Për shkak se i njëjti ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.5, 1.13 dhe 1.52 të Rregullores nr.prot:2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A. ka keqpërdorur detyrën zyrtare”, thuhet në njoftimin e Trepçës.

Lexo edhe:  Kërcet dajaku mes grave të një familjeje në Prishtinë, e bëjnë për spital njëra-tjetrën