Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij një burrë në Mitrovicë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në hyrje të shtëpisë së tij në veri të Mitrovicës

Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete nga familjarët në hyrje të shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Njësitë policore janë në pritje të ekipit nga mjekësia ligjore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Lexo edhe:  Avokati i serbit të cilin e arrestoi Policia e Kosovës: Nuk ka tentuar të arratiset asnjëherë