Molliqaj tregon për takimin e fundit me Kurtin: E çova prej tavoline edhe i thash je pa dinjitet
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, në një intervistë për Klan Kosova, ka folur për takimin e fundit që ai ka pasur me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti – tash kryeministër i Kosovës – në kohën kur ai kishte vendosur ta braktisë partinë të cilës i kishte shërbyer me vite të tëra.
Molliqaj ndërsa ka kujtuar ato kohë ka thënë se takimi i fundit me Kurti ka qenë “tejet formal”, meqë ai që moti kishte vendosur ta lë partinë për shkak të pakënaqësive dhe se Kurti kishte takuar atë në disa raste për ta bindur që ai të qëndroi.
“Kam pasur edhe një takim formale kur më ka ftuar edhe njëherë në muajin nëntor. Më tha: ‘që s’po e kuptoj’ dhe foli për shqetësime”, tregoi Molliqaj.
Molliqaj duke dhënë detaje për bisedën me Kurtin, ka potencuar se ky i fundit ka qenë i bindur se ai “po dëshiron të zëvendësojë” atë në parti dhe se për një gjë të tillë po merr direktiva nga jashtë.
“Më tha: ‘ti po dëshiron të më zëvendësosh’, ‘njerëzit që ty po të flasin e kanë që unë të largohem nga partia’, tha Molliqaj duke shtuar: “i thash, në rregull ka mundësi që mu po më flasin, e unë nuk po e di këtë punë”.
Molliqaj më tej tha se në vazhdën e bisedës e ka pyetur Kurtin: “a po e mendon që unë po e di dhe po e bëj, apo thjesht jam naiv?”.
“Jo”, ka thënë Kurti, sipas Molliqajt duke shtuar se Kurti ka vazhduar duke akuzuar atë: “dallimi mes teje dhe Shpendit [Ahmetit] është që ai ka marrëveshje me shkrim me të tjerët, ndërsa ti ke marrëveshje pa shkrim”.
Kjo fjali e Kurtit, sipas Molliqajt, bëri që ai të kërkoj që Kurti të largohet nga tavolina pa asnjë vonesë.
“Prej atij momenti it thash: ‘që duhet të çohesh nga tavolina menjëherë’”, rrëfeu Molliqaj.
“Kam thënë edhe fjalë të tjera që janë të parëndësishme edhe i thashë: ‘që ti s’ki pikë kredibiliteti as dinjiteti as kombëtar as politikë as historikë’ dhe nuk e kam lënë të flas më”, shoti ai.
“I keni thënë çohu prej tavoline”, pyetu me habi, Adriatik Kelmendi – drejtuesi i emisionit.
“E kam çuar prej tavoline”, i kthehu Molliqaj./Albanianpost