Këta janë dy personat e arrestuar që u rrahën në Prizren, zbulohet motivi që i futi në sherr

Foto ilustruese

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë dhe ndërhyn Policia. Kështu ka ndodhur edhe të hënën në rrugën “Ali Ibra” në Prizren, ku u arrestuan dy persona.

Të dyshuarit u përfshinë në një përleshje që dyshohet se nisi pas një mosmarrëveshje që lidhet me ngacmimin e fëmijëve të njërës palë nga pala tjetër që i futi më pas në sherr.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se dy personat e arrestuar janë Dardan Limani dhe Inan Mahmuti, të cilët tashmë kanë përfunduar në ndalim policor.

Sinjalizuesit kanë bërë me dije se i dyshuari Mahmuti e ka ndjekur me sëpatë të dyshuarin Limani dhe prindin e tij, por fatmirësisht situata nuk ka dalë edhe më tutje nga kontrolli.

Si pasojë e përleshjes, dy të dyshuarit janë arrestuar edhe shoqëruar në stacion policor.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia Rajonale në Prizren.

“Dje me datë 26.08.2024 është raportuar për njē rast rrahje mes dy personave. Policia i është pergjigjur rastit. Dy persona të dyshimt janē arrstuar. Janë mbledhë provat dhe dëshmitë nga vendi i ngjarjes dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të dytë dyshimtit janë ndaluar për 48 orë. Kundër tyre do të dorëzohet kallëzim penal për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.”

Lexo edhe:  Zbulohet emri: Ky është personi që dyshohet që u pagua nga burri për ta vrarë Liridonën