Suhareka “kreative”, mbulon pusetat e hapura me goma e karrige

Pusetat e hapura në rrugë dinë të jenë mjaft problematike për qytetarët e Kosovës.
Së fundmi në Prishtinë një qytetar ka humbur jetën pasi ka rënë në një pusetë të hapur.

E si duket për të evituar këtë, në Suharekë është gjetur një zgjidhje për të zëvendësuar kapakët adekuatë të atyre pusetave, shkruan lajmi.net.

Ish drejtori i bujqësisë në Suharekë, parti kjo e cila edhe është në pushtet në këtë komunë Xhevxhet Gashi ka ndarë disa fotografi në rrjetin e tij social Facebook të një gjendje të rrezikshme të këtyre pusetave.

Goma e karrige shihen të jenë përdorur për të mbyllur disa prej pusetave të hapura ndërsa disa vazhdojnë të jenë ende hapur.

“Hapet tenderi në KK te Suharekës për goma të vjetra për zavensimin e kapakvë të shaktev nëpër rrugë”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo edhe:  Pritjet deri në një orë në Merdarë