Rahovec: Bashkëshorti i dehur e sulmoi njëherë në shtëpi e pastaj tek familja e saj, viktima pranon tretman mjekësor

Një grua ka pranuar tretman mjekësor pasi që është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj në Rahovec.
Ai fillimisht e sulmoi në shtëpinë e tyre ndërsa pasi ajo shkon tek familja e saj ai e kishte kanosur duke i ekspozuar një pistoletë.

Të dyshuarit i është konfiskuar arma me katër fishekë, ndërsa pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Rahovec / 26.08.2024 – 05:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima kishte shkuar tek familjarët e saj, ndërsa i dyshuari kishte shkuar edhe tek familja e saj dhe e kishte kanosur duke ekspozuar një pistoletë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa te i dyshuari i cili ka rezultuar të jetë i dehur është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 4 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lexo edhe:  Burri nga Lipjani kërkon ndihmë në Polici: Gruaja e shqelmon dhe largohet nga shtëpia