Abazi: Më është kërkuar të heqë nga puna njerëz veç pse s’kanë qenë në vijën e Dejona Mihalit
Deputeti Haki Abazi ka deklaruar se i është kërkuar të largojë nga puna njerëz me arsyetimin se nuk kanë qenë në vijën e njëjtë me Dejona Mihalin.
Abazi, në Dukagjini, deklaroi se normalisht nuk e ka pranuar këtë propozimin për të larguar njerëz nga vendet e punës dhe nuk do të pranonte assesi.
Abazi tha se nga posti i tij nuk pretendon që të largojë qoftë edhe një referent nga puna nëse nuk e meriton.
“Është kërkuar me i largu njerëzit prej pune realisht vetëm pse nuk kanë qenë në vijën dhe dëgjueshmërinë e Dejona Mihalit. Normalisht nuk kam pranuar, as nuk pranoj. Unë kam hequr nga puna koka të larta nga institucionet, por i kam larguar për shkak veprimeve kundërligjore që kanë bërë ose dëmtimit buxhetit Kosovës apo dëmtim të interesit të Kosovës. As edhe një referent nuk e heq nga vendi i punës”, deklaroi Abazi.