Dy persona të lënduar, policia jep detaje për aksidentin në Poklek të Drenasit

Në fshatin Poklek të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku ku si pasojë dy persona janë lënduar.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar  zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Poklek të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka konfirmuar Ahmeti për Lajmi.net.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes biznesmeni dhe afaristi i njohur mitrovicas, Imer Sadiku