Aksident i rëndë trafiku në Drenas

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Drenas-Komoran, afër gjimnazit “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”.

Sipas pamjeve që janë publikuar nga Drenica Online në Facebook, nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga kjo përplasje automjetesh ku siç duket është i përfshirë edhe një kamion mallrash.

 

 

Lexo edhe:  Shembulli i mirë nga një qytetar në Vushtrri, gjen kuletën me para dhe e dorëzon në Polici-kërkohet pronari