Hajnat ia vjedhin çantën me para e dokumente të moshuarit në Ferizaj

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund.

Shumë shpesh janë denoncuar raste kur automjetet janë gjetur të thyera, prej ku hajnat kanë vjedhur para e gjësendet me vlerë që i kanë gjetur, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është denoncuar sot në rrugën e Reçakut në Ferizaj, ku një i moshuar ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima ka raportuar se nga vetura e tij hajnat kanë vjedhur një çantë me para e dokumente.

Si rezultat i denoncimit, janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë”.

Lexo edhe:  Xhelozia bëhet mollë sherri mes çiftit në Mitrovicë, burri e bën për spital bashkëshorten e tij