Ky është personi që e rrahu 31-vjeçarin në Emshir, u hakmor pasi ia ngacmoi motrën

Foto ilustruese

Konflikti për një rast të ngacmimit dyshohet se ishte motiv i një përleshje fizike, të dielën pasdite në lagjen Emshir në Prishtinë, afër Stacionit të Autobusëve.

Një person u arrestua nën dyshimin se rrahu dhe kërcënoi me thikë një tjetër. I dyshuari ka përfunduar në mbajtje dhe tashmë janë zbuluar detajet e incidentit.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë, me ç’rast është bërë e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që u arrestua për këtë rast është Valon Zeqiri, rreth 30-vjeçar.

Zeqiri po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht e më pas e ka kërcënuar me mjet të mprehtë një 31-vjeçar, të cilin e ka akuzuar për ngacmim të motrës së tij.

Sulmi që eskaloi edhe në kanosje u denoncua nga viktima, i cili kërkoi ndihmën e Policisë dhe si rezultat u arrestua edhe i dyshuari.

Thika me të cilën dyshohet se e kërcënoi viktimën është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Lexo edhe:  Mërgimtari nga Anglia e denoncon vëllain në Kosovë, raporton për zullumin që po ushtron ndaj familjarëve