Paralajmërohen vërshime në pjesën më të madhe të Kosovës, vështirësi në qarkullim

Nga sot (8 korrik) deri nesër pritet që të ketë reshje shiu, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

IHMK-ja ka paralajmëruar për vërshime si shkak i reshjeve që priten më shumë në pjesën perëndimore dhe jugore e që më pas do ta përfshijnë pjesën më të madhe të vendit.

Instituti ka thënë se sasia më e madhe e vërshimeve pritet në pjesën jugore e jugperëndimore të vendit.

“Sipas parashikimeve dhe llogaritjeve të IHMK, (Sektorit të hidrologjisë dhe Prognozave Hidrologjike), duke filluar nga pasditja e datës 08 deri më 09 korrik 2022, pritet të ketë reshje shiu, fillimisht në pjesën perëndimore dhe jugore, të cilat gradualisht do ta përfshinë pjesën më të madhe të vendit, ndërsa intensiteti dhe sasia më e madhe e tyre pritet të jetë në pjesë jugore dhe jugperëndimore të Kosovës”.

Sidomos në Pellgun e Lumit Lepenc (Brezovicë, Shtërpcë, Kaçanik, Hani Elezit, Ferizaj), pastaj pjesa jugore e Dukagjinit (rrethi i Prizrenit, Therandës, Dragashit etj.), mund të krijohen vërshime të shpejta, paralajamëroi IHMK.

Vërshimet e shpejta, sipas institutit, mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi të qarkullimit.

Lexo edhe:  Publikohen fotot, çfarë po ndodh jashtë Big Brother me Andin e Gresën