Detaje nga aksidenti tragjik në Prizren: Viktima është 10-vjeçar, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Korishë të Prizrenit, ku si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe biçiklete, dy fëmijë kanë marrë lëndime të rënda trupore, me ç’rast njëri prej tyre ka gjetur tragjikisht vdekjen.
Sinjali mëson se dy fëmijët ishin duke drejtuar biçikletën, njëri shoqërues dhe tjetri në cilësinë e pasagjerit, ku u goditën nga një automjet.
Bëhet e ditur se viktima e këtij aksidenti i cili përplas nga automjeti është 10-vjeçar, nga fshati Reshtan i Suharekës.
Ndërkohë, Sinjali mëson se i dyshuari që shkaktoi aksidentin është 23-vjeçar dhe vjen nga fshati Korishë e Prizrenit.
Pas këtij aksidenti, njëri prej tyre është hospitalizuar në Repartin Ortopedik në Prizren, ndërsa tjetri në QKUK. Viktima që po trajtohej në QKUK nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në IML për autopsi.”