Policia e Kosovës bën 25 vjet, në kampin “Enver Zymberi” në Mitrovicë organizohen lojëra shahu

Me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve që u mbajtën për këtë rast, në kampin ‘Enver Zymberi’ në Mitrovicë u zhvilluan gara në shah.

“Këto gara u organizuan me mbështetjen e zyrtarëve nga Federata e Shahut, të cilëve u shprehim mirënjohjen tonë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas shtatë xhirove të zhvilluara, u përcaktuan tri vendet e para dhe tre zyrtarët policorë fitues u nderuan me medalje për arritjet e tyre të spikatura.

Lexo edhe:  Dyshohet se humbi jetën në Valbonë – Vazhdon operacioni për gjetjen e alpinistit kosovar