Gjermani: Disa të vdekur pas një sulmi me thikë në një festival

Të paktën tre persona thuhet se kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur, në një sulm me thikë në një festival gjerman.

Sulmi ndodhi në një festival në qytetin perëndimor të Solingenit, kanë raportuar agjencitë gjermane të lajmeve dhe gazeta Bild.

Sipas Bild, personat që u goditën ishin kalimtarë të rastit. Gazeta shtoi se sulmuesi ende nuk ishte kapur.

Agjencia e lajmeve Dpa citoi burime policore, të cilat thanë se arma e përdorur në sulm ishte një thikë.

Policia lokale tha se ende nuk ishte në gjendje të komentonte, shkruan Sky News

Lexo edhe:  Kurti: Po përgatiteshim që dy vite për “Defender Europe”, është fatkeqësi që na përjashtuan