Ndërron jetë aktivisti i njohur i Vetëvendosjes, Isa Krasniqi

Pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë të premten aktivisti i Vetëvendosjes, Isa Krasniqi.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje, në Kaçanik.

“Familja, shoqëria, Lëvizja e Kaçaniku humbi një djalë shembullor, një aktivist shumë të dashtun e të ndershëm, modest e para së gjithash një atdhedashës!
Isa u bashkua me Lëvizjen VETËVENDOSJE! në vitin 2010 dhe ishte një nga themeluesit e saj në Kaçanik. Si anëtar i Kryesisë, ai ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin dhe rritjen e organizatës sonë politike.
Aktivist besnik e i pathyeshëm që nga fillet e para të Lëvizjes, që karakterizohej me mirësjelljen, modestinë, besnikërinë, guximin dhe vendosmërinë e tij.
Isa do të mbetet portreti më emblematik i aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kaçanik dhe do të kujtohet gjithmonë për angazhimin e tij të palodhur dhe përkushtimin e tij ndaj vendit.
Bashkëndjejmë dhimbjen me familjen e tij dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Isa Krasniqin!“.

Lexo edhe:  Policia gjen diçka të madhe në shtëpinë e Kobrës, e kishte fshehur pas kaminës