Trepça largon edhe një punonjës nga puna

Kompania publike Trepça njofton se ka larguar nga puna një punonjës tjetër, shkruan Jepi zë.

Sipas kompanisë, vendimi u mor pasi punonjësi i apostrofuar ka bërë shkelje të rënda të detyrave të punës.

Postimi i plotë:

Njoftim

Me datën 23.8.2024 z. B.V. është larguar përkohësisht nga puna me vendim të u.d. Kryeshefit Ekzekutiv me nr.prot:4622 të datës 23.8.2024.
Për shkak se i njëjti ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5, 1.13 dhe 1.52 të Rregullores nr.prot:2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim