Kjo është 63-vjeçarja që u gjet pa shenja jete në zyrën KEDS-it në Gjilan
Sot u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot në Gjilan, ku një zyrtare e KEDS-it është gjetur pa shenja në zyrën e saj. Lidhur me rastin, Prokuroria ka nisur hetimet.
Sinjali mëson se zyrtarja që u gjet e vdekur është Nergjivane Behluli, 63-vjeçare.
E ndjera u gjet pa shenja jete nga një kolege e saj, teksa sipas ekipit të mjekësve, vdekja është natyrale.
Lidhur me këtë, për Sinjalin ka folur zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, i cili konfirmoi rastin.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vdekje e dyshimtë’.