Lëndohen pesë persona në Ferizaj pasi u përleshen mes vete

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër persona në Ferizaj, pasi janë përleshur mes vete.

Sipas policisë, lëndime kanë marrë pesë persona.

“Me datën 22.08.2024 rreth orës 19:10 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në fshatin Rakaj të Ferizajt disa persona ishin përfshirë në një përleshje fizike. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë së rendit dhe hetuesit policorë, të cilët kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë gjashtë persona. Nga hetimet e para është mësuar se pas një zënke mes tyre, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Të dyshuarit pasi janë intervistuar nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të shtetit, katër persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të tjerë janë liruar për procedurë të mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatë.

Të arrestuarit janë: B.R ( M/K), 42-vjeçar, Z.L ( M/K), 39-vjeçar, R.L ( M/K), 37-vjeçar, D.L ( M/K) , 22-vjeçar

Lexo edhe:  Të shtëna në një xhami në Francë gjatë kohes kur po falej Kurban Bajrami