Aksident i rëndë, 3 persona bëhen për spital

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Jabllanicë të Leshanit në Pejë, ka ndodhur një aksident me të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar edhe Fadil Gashi, zëdhënës i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.

Sipas Gashit, policia për aksidentin janë njoftuar sot rreth orës 04:40, ku në aksident janë përfshirë 2 vetura dhe janë lënduar 3 persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohen në spitalin e qytetit.

Lexo edhe:  “Sen nuk i lakmoj Albin Kurtit”, mërgimtari e lë Gjermaninë, vjen në Kosovë dhe hap fermë