VIDEO | Vrasja e dy të rinjve në Velipojë/ Sigurohen pamjet e kamerave të sigurisë, ja si ndodhi ngjarja

Kjo video e kamerave të sigurisë në biznesin e familjes Frrokaj e 30 qershorit të këtij viti, tregon se si nisi përplasja mes Ersild Ishmit dhe dy vëllezërve Frrokaj.

Në pamje duken qartë që janë disa persona të cilët debatojnë dhe më pas nis edhe përleshja fizike.

Në një moment, është nxjerrë edhe një armë pistolete, të cilët policia e Shkodrës, e ka sekuestruar pasi ka ndërhyrë. Në video, dallohen pjesëtarët e familjes Frrokaj dhe viktima Ersild Ishmi.

Lexo edhe:  Sot moti më i ftohtë, në orët e pasditës bie shi e borë