Ky është burri kosovar që u vra sonte nga kunata

Një ngjarje tragjike që përfundoi me vrasje ka tronditur Vranjevcin sonte. Për motive akoma të panjohura, një grua ka ekzekutuar vëllain e bashkëshortit – kunatin e saj.

Gazeta Sinjali ka zbuluar se i vrarë ka mbetur Xhevdet Millaku, rreth 60 vjeçar, i cili punonte në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Gruaja e dyshuar për vrasjen është Nazmije Millaku, rreth 55 vjeçe.

Gruaja e dyshuar dhe kunati që e privoi nga jeta jetonin në të njëjtën shtëpi, por që i kishin hyrjet e ndara.

E dyshuara tashmë është arrestuar, ndërsa vendi ku ndodhi krimi është rrethuar me shirita dhe është mbushur përplot me policë.

Lexo edhe:  E kaluara e gruas shkak i dhunës në familje, 26-vjeçarja nga Drenasi kërkon ndihmën e Policisë