Aksidenti në Veternik, vetura me targa të huaja përfundoi në pompën ‘V-Petrol’

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në Veternik.

Automjeti i tipit ‘Audi’ u aksidentua dhe përfundoi në lokalin e pompës ‘V-Petrol’ përballë Albi Mall.

Në pamjet e dërguara nga sinjalizuesit shihet se Policia, Zjarrfikësit dhe Autoambulanca kanë intervenuar në vendin e ngjarjes.

Akoma s’dihet shkaktari i aksidentit e as detajet e tjera.

Lexo edhe:  Policia arreston mitrovicasin pasi nuk lejoi gruan dhe fëmijët të futen në shtëpi