Trepça e largon nga puna edhe një punëtor

Kompania publike Trepça njofton se ka larguar nga puna një punonjës, shkruan Jepi zë.

Përjashtimi, sipas njoftimit, ndodhi pas vërtetimit se punonjësi ka bërë shkelje të rëndë të detyrave të punës.

Njoftimi i plotë:

Me datën 19.8.2024 Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. A.N. bazuar në kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:2038 e dt. 14.8.2024, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot. 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.
Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:4552 të dt. 19.8.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për A.N.

Lexo edhe:  Ushtria serbe shihet me kamion në bjeshkët e Istogut, parakalojnë para gazetarit kosovar