E pyetën për edicionin e tret të ‘BBVK’, reagon Alaudin Hamiti
Drejtuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, është pyetur së fundmi nga fansat rreth edicionit të tretë.
Në ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram, prezantuesi tha se 90 për qind ishin rreth spektaklit.
“Thonë se nuk do të ketë Big Brother VIP Kosova 3 këtë vit, a është e vërtetë”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.
“Nuk do të përgjigjem në pyetje sepse nuk keni tregu kreativitet. 90 për qind i tyre kishte të bënte me Big Brother VIP Kosova”, u shpreh ai.Moderatori tutje theksoi: “Nuk kam ç’të them për BBVK”.