“Një djalë i mitur erdhi në shtëpinë tonë dhe ma dhunoi vajzën”- Detaje nga denoncimi i gruas nga Zubin Potoku

Një grua nga Zubin Potoku ka denoncuar në Polici një djalë të mitur.

Sipas saj, i dyshuari ka dhunuar seksualisht vajzën e saj në shtëpinë e denoncueses.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

I dyshuari i mitur është shoqëruar në stacionin policore dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Kush ishin mjekët “fatlumë” që e dinin orën e pavarësisë?