“Para tre ditëve doli nga shtëpia, e nuk u kthye më”, babai kërkon ndihmë për të gjetur vajzën e mitur

Një burrë në Klinë e ka raportuar të zhdukur vajzën e tij të mitur.

Sipas babit të saj, vajza është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“PERSON I ZHDUKUR- Klinë 15.08.2024 – 05:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare e mitur është larguar nga shtëpi dhe nuk është kthye më. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lexo edhe:  Minatori i Trepçës: “Unë jam gjithmonë i lidhur me Allahun, në kohë si tani ku jemi 800 metra nën tokë”