Ky është Polici që dyshohet se vrau dasmorin sonte në Ferizaj
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Bibaj të Ferizaj, ku si pasojë e një incidenti në oborrin e një restoranti ku po mbahej një dasmë, një person është vrarë.
Sinjali mësoi ekskluzivisht se personi që dyshohet se shtiu me armë duke e lënë të vdekur një person, është Festim Ramadani, zyrtar policor.
Dorasi dyshohet se ishte jashtë punës zyrtare në momentin kur e kreu krimin, teksa pas asaj është dorëzuar në Polici.
Sinjali ka siguruar edhe foto të zyrtarit policor i cili dyshohet se privoi nga jeta burrin e tezes së tij, për motive akoma të panjohura.
Po ashtu, Sinjali mësoi se viktima e këtij rasti tragjik është Sadri Sadriu – i cili u qëllua me armë zjarri jashtë oborri të një restoranti.