I vrari në dasmë është gjyshi i dhëndrit, dorasit ia pren rrugën në oborrin e sallës së dasmave

Një dasmor është vrarë para pak minutash në Ferizaj.

“Jepi zë” merr vesh se i vrari është gjyshi i djalit që po martohej sot.

Sipas informacioneve të “Jepi zë”, dyshohet se dy persona ia pren rrugën viktimës dhe e ekzekutuan në oborrin e restaurantit ku po mbahej dasma.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur policia dhe ambulanca, derisa shihet një situatë kaotike pas kësaj tragjedie në familjen që po mbante dasmën.

Nuk raportohet për ndonjë viktimë tjetër.

Pamjet nga vendi i ngjarjes mund t’i ndiqni KËTU

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Tiranë: Makina e ambasadës ruse bëhet “copa”, vdes shoferi