Noizy pas lirimit nga paraburgimi: Kosovën e kam në zemër përgjithmonë

Reperi shqiptar, Noizy sot është liruar nga paraburgimi me vendim të Gjykatës së Durrësit, i cili u arrestuar pas një sherri në një klub nate në Pejë.

Pas lirimit, reperi është prononcuar në llogarinë e tij në Instagram, dhe ka thyer heshtjen.

Ai shprehet falënderues ndaj të gjithëve që e përkrahën, e i dhuruan dashuri këto ditë jo aq të mira, siç shkruan edhe vet ai.

Ndër të tjera, Noizy thotë se askush nuk mund ta ndalojë t’i këndojë kombit të vet, e nuk lë pa përmendur se pjesë është edhe Kosova.

“Hey, Faleminderit nga zemra të gjithëve. Në mungesë disa dashuri shkëlqejnë më fort. Faleminderit fansave të mi më të mirë në botë, miqve të mi, kolegëve të mi, që më kanë dhënë zemër në këtë moment të vështirë. Nuk do ta harroj kurrë! Faleminderit familjes time që gjithmonë me durim e dashuri për mua. Do punoj më shumë për t’jua shpërbly”, u shpreh Noizy.

“Dy fjalë për të gjithë ju që keni lexuar aq shumë tituj e komente për mua këto dy javë”.

“Unë bëj muzikë, bëj art dhe biznes, e asnjëra nuk ka lidhje me dhunën. Nuk kam asgjë të re për të thënë se fjalën e ka drejtësia, pres dhe respektoj institucionet e drejtësisë së vendit tim dhe të Kosovës, që e kam po ashtu në zemër”.

“Nga ana tjetër, unë do të vazhdoj të bëj muzikë për shqiptarët dhe fansat e mi kudo ndodhen në botë, por dua ta nënvizoj se askush nuk ma ndalon dot t’i këndoj kombit tim ku bën pjesë dhe Kosova që e kam në zemër përgjithmonë”.

“Ju dua shumë, mirënjohje, Rigelsi”, tha ai.

Lexo edhe:  Edona tha se do të martohet me Bleron, banorët kërkojnë puthje