Aksident në Llukarë të Prishtinës, një i lënduar

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Llukarë të Prishtinës.

Në aksident ka qenë e përfshirë vetëm një veturë në lëvizje.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Llukarë,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë, një veturë në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person (ngasësi i automjetit)”, tha Ahmeti.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor dhe me rastin po merret njësiti i trafikut.

Lexo edhe:  Arbenita Ismajli ‘çmend’ ndjekësit me fotografitë e fundit në bikini