Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e këtij personi
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për kapjen e një personi.
Personi i dyshuar është Fisnik (Muharrem) Qenaj, i lindur me 22.03.2003, banues në fshatin Romajë -Prizren.
I njëjti dyshohet se ka kryer veprën sulm ndaj një personi dhe lëndim i rëndë trupor.
Policia e Kosovës, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës: kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacioni më të afërt policor