Vuçeviq: Hapja e urës në Mitrovicë do të ishte “cunami” për mbijetesën e serbëve

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha sot se hapja e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë do të ishte një veprim i rrezikshëm që do të kërcënonte mbijetesën e serbëve në Kosovë.

I pyetur nëse pret që Bashkimi Evropian të ndërmarrë ndonjë hap konkret, Vuçeviq u përgjigj: “Do ta përcjellim”.

“Më e rëndësishme është që KFOR-i para së gjithash të mos e lejojë hapjen e urës ndërmjet Mitrovicës veriore dhe jugore, sepse unë më së shumti mbështetem te ta sa i përket kësaj çështjeje”, u tha Vuçeviq, gazetarëve në Nish të Serbisë, shkruan Tanjug.

“Hapja e urës do të jetë cunami për mbijetesën e serbëve në Mitrovicë, për këtë shkak edhe po e bën Aljbin Kurti”.

Lexo edhe:  147 minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar pas ndëprerjes së rrymës