Aksident në rrugën Prishtinë- Mitrovicë, përfshihet një automjet i KFOR-it
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë- Mitrovicë, ku janë përfshirë një automjet i KFOR’it dhe një automjet me targa vendore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.
Ajo tha se nuk ka të lënduar nga ky aksident.
“Sot rreth orës 08:25, në rrugën nacionale Prishtinë Mitrovicë është raportuar për një aksident trafiku, ku të përfshira ne aksident janë dy automjete, një me targa vendore dhe tjetri automjet i KFOR-it, nuk raportohet për të lënduar, rasti është iniciuar si aksident me dëme materiale”, tha Pllana.