Afro dy orë pritje në pikat kufitare në dalje të Kosovës
Kolona të gjata janë bërë sot në dy pikat kufitare të Kosovës, në Merdar dhe tek Dheu I Bardhë.
Daljet e këtyre pikave kufitare janë mjaftë të ngarkuara me automjetet të shumta.
Mërgimtarë të shumtë edhe sot po largohen nga Kosova, ndërsa atyre iu duhet të presin deri në dy orë në kolona.
Tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në një orë e gjysmë, kurse në Merdare nga një orë e gjysmë deri në dy, transmeton lajmi.net.
Kolonat kanë arritur deri në 1500 metra.
Duhet theksuar se numri më i madh i mërgimtarëve veçse kanë përfunduar pushimet e tyre dhe janë larguar nga Kosova.