Kusari: Ligji e përcakton qartë, s’ka paga për grevistët

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit është deklaruar edhe shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila e cila theksoi se Ligji për Grevën e përcakton qartë mënyrën e kompensimit për grevistët.

“Është përgjegjësi e agjencioneve buxhetore që të bëhet ose jo ekzekutimi, ndonëse ligji e thotë një gjë të tillë. Ligji për Grevën e përcakton kompensimin ose jo të atyre që janë në grevë, nuk kompensohen për ditët në grevë”, tha Kusari.

Lexo edhe:  Pamje të frikshme nga Kroacia, stuhia lë të vdekur 2 persona