Mërgimtari hyn me veturë tek Ura e Ibrit, ende pa u hapur zyrtarisht

Ura e Ibrit nuk është hapur ende zyrtarisht.
Edhe pse aty janë duke u bërë matjet për kapacitetin që ka e një raport i përgjithshëm do të bëhet sot, por hapja zyrtare nuk është bërë.

Por pavarësisht kësaj, një automjet me targa të huaja që pretendohet të jetë i një mërgimtari kosovar ka kaluar sot mbi këtë urë, transmeton lajmi.net.

Me të vërejtur atë ka ndërhyrë Policia e Kosovës dhe karabinierët e pozicionuar tek ura të cilët edhe e kanë ndaluar.

Lexo edhe:  Mërgimtari nga Franca s’e lë rehat ish të fejuarën në Lipjan, ia shpërndan fotot nudo te vëllai dhe motrat e saj