Sot tepër nxehtë, bëni mirë të mos dilni fare: Parashikimi i motit

Sot pritet të mbajë mot me diell, stabil dhe shumë i nxehtë. Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme dhe ajo maksimale parashihet deri në 39 gradë Celsius, prandaj rekomandohet të keni kujdes nga i nxehti i madh veror sidomos gjatë orëve të mesdites.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell, stabil dhe shumë i nxehtë. Temperaturat deri në 40 gradë Celsius në zonat më të nxehta të territoreve tona.

Nga e mërkura na pret mot shumë i nxehtë veror, por pasditeve do të fillojnë zhvillimet e vranësirave të cilat do të kushtëzojnë ndonjë rrebesh lokae shiu me vetëtima dhe bubullimë, fillimisht vetëm në disa zona kodrinore-malore, ndërsa në fundjavë edhe në shumë zona tjera. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë jashtëzakonisht të larta, për të shënuar ulje gjatë fundjavës. Ulje më e theksuar e temperaturave pritet në zonat e rrebesheve eventaale të shiut

Lexo edhe:  Plas sherri në një familje në Lipjan: 39-vjeçari rrah bruatalisht nënën, i kërcënon familjarët me vrasje